Me mijëra njerëz vdesin çdo vit nga komplikacionet e shkaktuara nga i nxehti ekstrem, përfshirë sfilitjen dhe goditjen nga i nxehti. Pikërisht për këtë preferohet që nga ora 11 deri në orën 17 të mos dilni jashtë.

Ja çfarë duhet të dini për goditjen nga i nxehti, si të kuptoni simptomat dhe masat që duhet të ndërmerrni për të qenë të sigurt këtë verë. Këto janë simptomat e rrezikshme të goditjes nga i nxehti që nuk duhet t’i anashkaloni:

Temperatura e lartë e trupit

Nëse temperatura e trupit arrin deri në 39 gradë Celsius, mund të jeni duke u rrezikuar nga goditja nga i nxehti. Edhe nëse termometri shënon më pak se 39, por përsëri shfaqni simptoma të goditjes nga i nxehti, duhet të merrni masa për të ulur temperaturën ose duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Skuqje të lëkurës

Në rastet e goditjes nga i nxehti, trupi drejton rrjedhjen e gjakut drejt lëkurës në përpjekje për t’u ftohur, prandaj krijohet skuqja e lëkurës. Lëkura gjithashtu mund të duket shumë e thatë ose e ftohtë, në varësi të llojit të goditjes së po përjetoni.

Mungesë të djersitjes – ose djersitje të tepër

Kur kalon shumë kohë në të nxehtë ekstrem, trupi ndalon së ruajti temperaturën e brendshme. Kështu, ju ndaloni së djersituri ose po djersitni më shumë se zakonisht.

Dhimbje koke

Dhimbja therëse e kokës është një tjetër simptomë e zakonshme e goditjes së tru. Kjo simptomë zhvillohet kryesisht si pasojë e dehidratimit (kur nuk keni pirë mjaftueshëm ujë) ose si komplikacion i goditjes në tru në sistemin nervor qendror.

Rrahje të çrregullta të zemrës ose vështirësi në frymëmarrje

Zemra vendoset nën një presion shumë të madh si pasojë e të nxehtit ekstrem. Ajo duhet të pompojë më fort dhe më shpejt për t’u siguruar që sistemet e ftohjes natyrale të trupit të funksionojnë siç duhet për të mbajtur të balancuar temperaturën e trupit. Kjo mund të çojë edhe në probleme me frymëmarrjen.

Marramendje

Goditja nga i nxehti shkakton çrregullim të sistemit nervor qendror, prandaj mungesa e koordinimit, marramendja ose pamundësia për të ecur janë shenja alarmi që nuk duhet t’i injoroni. /klankosova