Simptomat e hershme të diabetit

Simptomat e hershme të diabetit

18:20 13/05/2020

Shumë njerëz që dignostifikohen me diabet të tipit 2, nuk arrijnë ta kuptojnë deri sa kryejnë analizat përkatëse. Në një pjesë të madhe të pacientëve, ky lloj diabeti është i fshehur dhe kjo është arsyeja se përse nuk kanë simptoma.

Megjithatë janë disa shenja të lehta paralajmëruese të cilat mund të ndihmojnë në kapjen e hershme të sëmundjes.

Inflamacioni tek mishrat e dhëmbëve– Periodontiti, i njohur edhe si sëmundja e mishrave të dhëmbëve, mund të jetë një shenjë e hershme e diabetit të tipit 2, sipas hulumtimit të reja të botuar në revistën “BMJ Open Diabetes Research & Care”.

Njolla në lëkurë-Nëse vëreni një njollë të errët në pjesën e pasme të qafës, mund të jetë një shenjë e humbjes e ndjeshmërisë ndaj hormonit që trupi përdor për rregullimin e glukozës, që mund të çojë në diabet.

Lodhje dhe ndjesi shpimesh në këmbë-Rreth 10% deri në 20% të njerëzve të diagnostikuar me diabet kanë disa dëmtime nervore. Në fazat e hershme mund të ndjehen si shpime në këmbë ose mund të kenë një ndjesi të lehtë të humbjes së eikulibrit.

Përgjumje- Në një përmbledhje shkencore të paraqitur në takimin vjetor të Bashkimit Evropian mbi studimin e sëmundjes, njerëzit që flinin për shumë orë, ishin 45% më të predispozuar të kishin diabet të tipit 2 sesa ata që flinin më pak orë. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo