Kërkon ndihmë ligjore nga bashkia për të investuar

Këshilli Bashkiak i Vlorës shtyn edhe për një vit marrëveshjen e administrimit të klubit të futbollit Flamurtari me dy kompani turke, përfaqësues i të cilave është Sinan Idrizi. Administratori mori përgjegjësinë për rënien e skuadrës nga kategoria, por nuk la pa kritikuar bashkinë.

Një prej figurave që ka bërë historinë e Flamurtarit si futbollist, Sokol Kushta kërkon që administratori Idrizi të ndihmohet për të investuar.

Këshilli Bashkiak votoi pro shtyrjes së marrëveshjes me Sinan Idrizin, si dhe për bordin e ri të klubit, anëtarë të të cilit do të jenë edhe ish-futbollistët Kreshnik Çipi dhe Sokol Kushta.

Tv Klan