to vimaJulian Sinanaj, 30-vjeçari nga Elbasani që po mbahet i arrestuar nga policia shqiptare sipas mediave greke është një nga tre të dyshuarit e policisë së vendit fqinj për vrasjen e dy anëtarëve të Agimit të Artë të premten e 1 Nëntorit në  lagjen Neo Iraklio të Athinës. Gazeta To Vima shkruan se njëri prej të dyshuarve ka përmasa trupore të ngjashme me ekzekutorin që duket në kete video te marre nga kamerat e sigurise.

E përditshmja greke thekson se pamjet filmike kanë ndihmuar ekspertët të zbulojnë se autori I krimit të dyfishtë në Neo Iraklio kishte probleme në njërën këmbë si pasojë e një aksidenti që i kishte ndodhur ditë më parë, fakt të cilin policia e ka mohuar.

Gjakftohtësia e vrasësit dhe mënyra e ekzekutimit të anëtarëve të Agimit të Artë sipas mediave greke është ajo e një vrasësi me pagesë.  Ai shfaqet papritur dhe qëllon fillimisht nga larg në drejtim të grupit prej 4 personash. Viktimën e parë e qëllon me pistoletë, me 3 plumba. Të dytin me 2 plumba në kokë nga afër dhe më pas qëllon sërish viktimën e parë me një tjetër plumb me gjakftohtësi të plotë.

Përfshirja e shqiptarit Julian Sinanaj në këtë ngjarje u përforcua edhe më shumë nga deklaratat e 30-vjeçarit për kryerjen e shumë vrasjeve me pagesë në Greqi, të cilat shtypi grek i quan si kontrata të vdekjes.

Deri më tani Sinanaj ka marrë përsipër një sulm me bombë në një gjykatë të Selanikut, veprim qe sipas tij e kishte kryer me urdher te një politikani te lartë grek, por edhe te 20 vrasjeve te tjera. Megjithate, ne arkivat e policise greke ai figuron vetem per nje gjobe te marre per shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor.