SINANAJJulian Sinanaj nuk ka pranuar autorësië për disa atentate të bujshme të ndodhura në Vlorë apo qytete të tjera.

Në dëshminë që ka dhënë përpara hetuesve ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen gjyqtarit Skerdilajd Konomi, atentatin ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Fredo Berberi apo edhe në vrasjen e biznesmenit Xhemal Çela në Durrës.

Sinanaj ka pranuar vetëm ekzekutimin e peshkatarit Sokol Veizi dhe biznesmenit Agron Çela.

Madje ai ka treguar edhe vendet ku kishte hedhur armët pas atentatit, ndërsa mësohet se prokuroria ka gjetur dy pistoletat.

Përsa u përket vrasjeve në Greqi ai është treguar mjaft i rezervuar duke mos pranuar akuzat që janë artikuluar në disa media të vendit fqinj.

Julian Sinanaj ka treguar me hollësi edhe për një konflikt që ka patur me kusherinjtë Mëhillaj, tashmë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia.

Andon dhe Genis Mehillaj akuzohen si urdhëruesit për disa nga vrasjet e kryera nga Julian Sinanaj.