Ndërkohë që kreu i tyre është në burg, sot njerëzit e Fatmir Musakut kanë informuar shtypin për mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Sipas sekretarit organizativ në këshill është folur për Kushtetutën dhe votën e së dielës ku për këtë të fundit iu bë apel popullit që të japë kohën e tij për pasaportën e së ardhmes. Ndërkohë në mbledhje u diskuta dhe problemi i burgosjes së liderit Musaku pas vrasjes së një tjetër sindikalisti. Për këtë u fajësuan segmente të caktuara të Prokurorisë dhe Gjykatës dhe u caktua që të bëhej takimi me përfaqësuesit e Sindikatës të Pavarur të Shqipërisë.

Ndërkohë ata kërkuan që Majko të vërë në lëvizje të gjitha mekanizmat për të dërguar në burg fajtorët e vërtetë./tvklan.al