Një javë më parë është zhvilluar greva paralajmëruese një orëshe e Federatës së Sindikatave të Arsimit në shkollat e Tiranës.Fillimisht një orë, më pas do të zhvillohej takimi i caktuar me minsitrin e Arsimit dhe data 15 do të zhvillohej greva një ditore. Takimi i sotëm me kreun e Ministrisë e ka zhgënjyer Federatën Sindikale. Për këtë flet kryetari i Sindikatës, Xhafer Dobrusha.

Nga ky takim ne kemi dalë të zhgënjyer për shkak se aty u bënë vetëm premtime dhe asnjë zgjidhje konkrete. Po t’a krahasojmë me takimin tonë të Komisionit Parlamentar kishte një hap prapa. Në këto kushte unë në emër të Federatës dhe të komisionit të grevës i deklarova Ministrit që ne nesër do të zhvillojmë në të gjithë vendin, në 28 rrethe të vendit ku ne kemi seksione sindikale, grevën njëditore dhe i dhamë afat Ministrisë që deri ditën e mërkurë të na përgjigjet, t’a mendojë edhe një herë përgjigjen, t’i studioje kërkesat tona. Ato janë plotësisht të mundshme për t’u realizuar dhe nëqoftëse nuk do kemi një përgjigje pozitive, të mërkurën e ardhshme ne do shpallim pa hezitim grevën pa afat.” /tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti