Domosdoshmëria e unifikimit të të gjithë sindikatave në një të vetme është dhe arsyeja kryesore e ftesës së Presidentit të Sindikatave të Pavarura Fatmir Musaku, gjithë sindikatave më të vogla në tryezën e rrumbullakët, ku është diskutuar platforma e re për punësimin e punonjësve, lufta pa kompromis kundër punës së zezë dhe ndaj atyre që e zhvillojnë atë.

Sanksionet që përmban Kodi i Punës ndaj këtij veprimi janë të pamjaftueshme dhe të pazbatueshme. Sipas Musakut Ministria e Punës dhe Qeveria janë përgjegjës për njerëzit e pasiguruar.Shteti me çdo kusht duhet të indeksojë inflacionin. Qeveria duhet të marrë në konsideratë kërkesat e sindikatës ku njihen si partnerë dhe duhen respektuar përderisa njihet dhe konventa e lirive të tyre.

Të gjitha këto sindikata që kanë kontratë kolektive me Ministrinë e Punës duhet të presin angazhimin thelbësor dhe veprimet e tyre të kordinohen nga një qendër./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti