Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kaosi në qarkullimin dhe trafikimin e mjeteve, si dhe mungesa e rregullave dhe garancisë së shërbimit, kanë detyruar sindikatën e shoferëve të taksive në Tiranë, të mblidhen dhe të diskutojnë kërkesat emergjente në sistemin e transportit rrugor.

Kjo sindikatë, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesat në bashki, prefekturë, Ministri Transporti dhe Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Katër kërkesa bazë, ku përveç mos pasjes së një vendqëndrimi, kërkohet mënjanimi i veturave që qarkullojnë pa licencë e me targa të bardha.

Taksisti:- “Kemi bërë një kontratë me shtetin, kemi bërë paguar të gjitha dokumentet dhe jemi të pambrojtur. Nuk kemi startin e punës. Dalim në mëngjes për të filluar punë, ne na heq policia. Nuk kemi ça të bëjmë, do dalim, do punojmë të ushqehemi”.

Sipas taksistëve, përmirësimi i shërbimit dhe zgjidhja e kërkesave, nuk kërkon shpenzime materiale, por vetëm impenjim të strukturave kompetente. Pa caktuar afate, shoferët taksi në mos realizim të kërkesave kanë hedhur idenë deri në bllokim rruge nacionale./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti