Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në kohën kur e gjithë bota kërkon me forcë luftën kundër krmit dhe korrupsionit në Shqipëri edhe sindikalistët trumpetojnë me të madhe  korrupsionin e bërë në institucionin e tyre Bashkim Sindikal. Shifra marramendëse që kapin rreth 1 milion lekë të vjetra në ditë të cilat janë shpërdoruar për qëllime jo sindikaliste.

Ndaj sot Sindikata e Pavarur e Transporteve ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të bërë analizën e marrëdhënieve financiare për vitin 98 në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura. Shkeljet sipas tyre vërehet të jenë bërë nga presidenti Xhevdet Lubani. Ky këshill kombëtar proteston dhe ndaj veprimit të pezullimit të presidentit të Sindikatës së Transportit Qato për shkelje disipline. Kjo përfaqësi do ngreje padi penale edhe kundër drejtuesit Lubani./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti