Kalaja

Protestës të së shtunës do t’i bashkohen edhe Sindikatat e Pavarura të Shqipërisë.

Kryetari Gëzim Kalaja i bëri thirrje gjithë qytetarëve të marrin pjesë në këtë aksion kombëtar kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Protesta paqësore vjen pasi sindikalistët i kërkuan Kryeministrit Rama të dëgjonte edhe zërin e tyre për sa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike, akicës së naftës, vendosjes së 31 taksave dhe pezullimit e lejeve të ndërtimit.

Kreu i Bashkimit të Sindikatave Kalaja deklaroi se nga nesër do të nisin protesta masive jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin.

Tv Klan