Alarmi për Kushtetutën ka mbledhur sot në një tryezë të gjithë sindikatat e Shqipërisë ku është diskutuar dhe për raportet e tyre me qeverinë për çeshtjen Kombëtare. Sipas tyre që të përparojmë si popull duhet që të hidhen bazat e një shoqërie civile ku askush të mos ndihet i përjashtuar por i përgjegjshëm për rolin e tij.  15 muajt e qeverisjes së Koalicionit të majtë për sindikatat janë një ndërtim i një kapitalizmi vetëm me veten e saj pa nxitjen dhe pjesëmarrjen e partnerëve. Për Kushtetutën sindikatat mendojnë se është kthyer në një pronë e qeverisë dhe e disa partive ndërkohë që portat për sindikalistët janë mbajtur të mbyllura.

Pamje nga mbledhja e sindikatave./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti