Çdo kërkesë për mirëqënie nuk është kurrë gabim.” Kështu është shprehur Këshilli Kombëtar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura me sekretarin Ylvi Tahiri për grevën e studentëve. Kjo situatë për bashkimin e sindikatave ka pasoja destabilizuese. Greva e studentëve për sindikatat e pavarura ka mjaft të meta ndaj sipas tyre nëse studentët e ngujuar nuk do të korigjojnë të metat e organizimit, edhe shteti nuk do të veprojë për të ballafaquar edhe veten edhe studentët me ligjin.

Sublimiteti i disa studentëve nëpërmjet vetëmohimit për sindikatat e pavarura është i paqartë sepse kërkesa e tyre nuk mund të çojë në vetëvrasje nëse nuk do të realizohet. Ky është një ngujim që nuk ka asnjë pikë takimi me grevat e urisë të studentëve të vitit 1991. Për kryetarin e tyre Fatmir Mustaku që ndodhet në burg i kërkojnë presidentit të kontrollojë dosjet penale dhe civile që kanë të bëjnë me kryetarin e tyre dhe me Xhevdet Lubanin./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti