Një analizë gjaku do të diagnostikojë sindromën nga lodhja kronike. Për herë të parë kjo gjë do të përcaktohet në mënyrë objektive, pasi deri më sot nuk ekzistonte asnjë mjet për ta përcaktuar lodhjen kronike, e cila konsiderohej më tepër si imagjinare. Testimi, që është në fazën pilot, është realizuar nga ekspertët e Universitetit Standford të Kalifornisë dhe studimi është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave Pnas.

Kjo sindromë, shpjegojnë studiuesit, karakterizohet nga një lodhje psikofizike dhe simptoma të ndryshueshme, duke nisur që nga sensibiliteti ndaj dritës e dhimbje të përgjithshme.

Studiuesit thonë se sipas eksperimentit në ata pacientë që vuajnë nga kjo sindromë, niveli i lartë i stresit, ndikon në reagimin e qelizave të cilat kanë një sjellje të ekzagjeruar, ndryshe nga rastet kur nuk pacienti është i shëndetshëm.

Sipas njërit prej autorëve të projektit, Ron Davis, ky studim vërteton dhe është një provë shkencore se kjo sëmundje nuk është thjesht një shpikje apo supozim i pacientëve të prekur, por ekziston vërtetë. Pra ka një diferencë të madhe në mënyrën sesi qelizat imune reagojnë ndaj stresit në të dy rastet.

Klan Plus