Kardiomiopatia Takotsubo, e njohur edhe si sindromi ‘zemra e thyer’, shpesh shkaktohet nga stresi ose humbja. Gjendja mund të çojë në dëmtim afatgjatë të zemrës dhe dëmtim të funksionit të zemrës. Sipas një studimi, të publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës (JAHA), sindroma e zemrës së thyer është bërë më e zakonshme tani, veçanërisht në mesin e grave të moshës së mesme dhe të moshuara që po diagnostikohen me këtë gjendje deri në 10 herë më shpesh sesa tek të rejat

Ky zbulim vërteton më tej rolin e lidhjes zemër-tru në shëndetin e përgjithshëm, veçanërisht për gratë, tha autori i lartë i studimit Susan Cheng, drejtoreshë e Institutit për Kërkimin mbi Plakjen e Shëndetshme në Departamentin e Kardiologjisë në Institutin Smidt Heart.

Pandemia e COVID-19 ka paraqitur shumë sfida dhe stres për gratë, por incidenca e sindromës së zemrës së thyer është rritur shumë para shpërthimit të koronavirusit, sugjeroi studimi. Gratë janë më të prirura për zhvillimin e sindromës Takotsubo

Dihet tashmë se gratë janë më të prirura për zhvillimin e sindromës Takotsubo, në krahasim me burrat. Studimi i ri është i pari që zbulon dallimet gjinore të bazuara në moshë.

Cheng dhe ekipi i saj kërkimor ekzaminuan të dhënat e më shumë se 135,000 grave dhe burrave që u diagnostikuan me kardiomiopati Takotsubo midis 2006 dhe 2017. Ata zbuluan se gratë diagnostikohen më shpesh sesa burrat dhe se gratë e moshës 50 deri në 74 vjeç po diagnostikohen më shpesh, të paktën6 deri në 10 herë më shpesh, sesa për çdo tjetër demografike.

Shpjegohet lidhja Truri-Zemër

Mënyra si reagon truri dhe sistemi nervor ndaj llojeve të ndryshme të stresit ndryshon me rritjen e grave dhe duket se ka një pikë kthese, pak përtej moshës së mesme, ku një përgjigje e tepërt ndaj stresit mund të ndikojë në zemër. Gratë në këtë situatë janë veçanërisht të prekura dhe rreziku i tyre duket se rritet, shpjegoi Cheng.

Christine M. Albert, kryetare e Departamentit të Kardiologjisë në Institutin Smidt Heart, vuri në dukje se ky studim ndihmon në konfirmimin e mëtejshëm se gratë e një moshe të caktuar janë në mënyrë disproporcionale në rrezik më të lartë për kardiomiopati stresi dhe se rreziku po rritet.

Rritja e sindromës së zemrës së thyer mund të jetë për shkak të ndryshimeve në ndjeshmërinë, mjedisin, ose të dyja, sugjeroi ajo.

Cheng dhe ekipi i saj po hetojnë më tej implikimet afatgjata të një diagnoze Takotsubo, shënuesit molekularë të rrezikut dhe faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e rasteve të kësaj gjendje.

Studimet e mëparshme kanë treguar se gratë kanë më shumë gjasa të jenë të stresuara sesa burrat dhe ato gjithashtu përjetojnë nivele shumë më të larta të stresit më të larta se meshkujt. /tvklan.al