Sinjalet nga hapësira, shkencëtarët kërkojnë për alienë

Sinjalet nga hapësira, shkencëtarët kërkojnë për alienë

15:21 20/02/2020

Pas lajmeve që janë zbuluar disa sinjale radiosh nga hapësira e që përsëriten çdo 16 ditë, shkencëtarët po shtojnë përpjekjet për të kërkuar për jetë alienësh.

Ekspertët në Institutin SETI kanë njoftuar se po punojnë mbi një teknikë të re për të dalluar teknosinjalet që mund të tregojnë prezencën e një civilizimi të avancuar.

Instituti amerikan tha se do të përdorë një teleskop të rëndësishëm në New Mexico për të sjellë informacione në sistemin e kërkimit.  

“Instituti SETI do të zhvillojë dhe instalojë një sistem të ri tek teleskopi që do të mundësojë aksesin në informacione që prodhohen vazhdimisht pasi teleskopi vëzhgon qiellin. Kjo do të na ndihmojë shumë për kërkimin tonë”, thuhej në deklaratën e institutit.

Teknosinjalet përkufizohen si sinjale të detektueshme mbi prezencën e civilizimeve të avancuara sipas NASA-s./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi