Sinoptikanët: Reshjet zgjasin deri të hënën

Sinoptikanët: Reshjet zgjasin deri të hënën

18:40 31/03/2022

Moti i keq, pezullohet lundrimi në porte

Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka shkaktuar probleme në portet e vendit. Autoritetet portuale në Durrës kanë ndaluar nisjen e trageteve. Po ashtu u është pezulluar dalja në det edhe anijeve të tonazhit të ulët.

Era e fortë dhe dallge deri në 7-8 ballë ka bërë që të pezullohet lundrimi edhe në portin e Vlorës që prej mbrëmjes së të mërkurës. Sipas sinoptikanëve, pothuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu që pritet të zgjasin deri ditën e hënë.

“Edhe dita e shtunë pritet të ketë rrebeshe shiu në pjesë më të madhe të territore të vendit. Pritet që situata e paqëndrueshme të na shoqërojë gjatë gjithë këtyre ditëve. Pritet të qëndrojë deri të hënën. Parashikohet që shira më të dendur do të ketë në veri dhe veriperëndimore me 100-170 mm shi. Rrebeshe shiu do te këtë edhe zona qendrore, jugu më pak”. 

Zonat malore do të përfshihen nga reshjet e dëborës. Sipas sinoptikanëve problem do të jetë era në det të hapur deri në 100 km në orë.

Tv  Klan








Të ngjashme