Sinoptikanët: Shi edhe javës tjetër


Sinoptikanët: Shi edhe javës tjetër

06:00 24/09/2020

Temperaturat do të pësojnë ulje me disa gradë

Çadrën mos e ndani nga çanta këto ditët e fundit të muajit Shtator, pasi reshjet do të vijojnë të jenë prezente.

Sipas parashikimeve të motit, dy ditët në vijim do të ketë një reduktim të reshjeve. Por si pritet të jetë fundjava?

Temperaturat maksimale dhe minimale do të vijnë në ulje. Duke bërë që mëngjeset të jenë më të freskëta, apo ashtu edhe mbrëmja.

Moti i qëndrueshëm dhe me diell pritet të rikthehet në ditët e para të Tetorit.

Klan Plus





Të ngjashme