Sinoptikanët: Të mërkurën rikthehen temperaturat e larta – TV KLAN

Sinoptikanët: Të mërkurën rikthehen temperaturat e larta

Rreshjet e shiut dhe stuhitë kanë përfshirë thuajse gjithë territorin e vendit.

Duke qenë se jemi në mesin e verës, rrebeshet e shiut kanë zënë të papërgatitur shumë qytetarë në kryeqytet.

E hëna ka sjellë jo vetëm rrebeshe shiu, por edhe stuhi tropikale në kryeqytet, duke gjeneruar 4mm shi dhe shpejtësi ere 65km/sec.

Ky mot i pazakontë ka ndikuar negativisht edhe në sezonin turistik. Bregdeti i Shëngjinit, prej dy ditësh është boshatisur.

Por ka patur edhe nga ata që kanë shijuar detin duke sfiduar uljen e temperaturave dhe rrebeshet e shiut.

Rreshjet e shiut sollën e rëndim të trafikut në qytetin e Lezhës.

Ndërsa në qytetin e Elbasanit, stuhitë e shiut kanë çuar në përmbytjen e disa rrugëve, duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve.

Përmbytjet kanë përfshirë edhe disa banesa.

Sinoptikanët thonë se stuhitë e këtyre ditëve janë ndikuar nga temperaturat e larta, në javën e shkuar. Ata parashikojnë se e mërkura do të sjellë sërish përmirësim të motit dhe ditë me diell të nxehtë.

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione