Sinovac, e dyta në botë për siguri dhe efikasitet


Sinovac, e dyta në botë për siguri dhe efikasitet

15:46 03/04/2021

NYT: Çdo pretendim për inferioritet, propagandë

Vaksinat kineze janë të sigurta për t’u përdorur në popullatë, dhe se çdo pretendim për inferioritetin e tyre është vetëm propagandë. Ky është mendimi i 2 hulumtuesve të njohur në fushën e mjekësisë i publikuar nga prestigjiozja amerikane New York Times.

Madje, në një renditje për vaksinat më të sigurta antiCovid, dy vaksinat kineze Sinopharm dhe Sinovac, klasifikohen në vend të parë dhe të dytë, duke lënë pas edhe vaksina te tjera qe po përdoren gjerësisht tashmë në shumë vende të botës.

Kështu, pas plotësimit të katër vendeve të para nga dy vaksina të tjera kineze, në vend të pestë renditet AstraZeneca dhe në të gjashtin Pfizer dhe më pas vijnë Moderna e Johnson.

Të dy hulumtuesit mbrojnë tezën se efikasiteti i vaksinave kineze është tashmë i provuar, pasi janë miliona njerëz në më shumë se 50 vende të botës që po vaksinohen me këto doza.

Ata përmendin mes tyre edhe shtete europiane si Hungaria, Serbia apo Turqia. Ndërkohë që shkalla e problemeve nga vaksinat kineze është e ulët, çka e bën atë më të sigurtë.

Sa i përket efektshmërisë së këtyre vaksinave, hulumtuesit thonë se rezultatet janë kontradiktore, pasi rezultatet në Turqi flasin për 91%, në Indonezi 65% ndërsa në Brazil 50.4% .

Kjo e fundit sipas tyre u bë lajm kryesor në mediat ndërkombëtare, në një kohë që shkencëtarët në Brazil theksuan se në parandalimin e Covid-19 vaksina kineze arrinte një efektshmëri deri në 78%.

Tv Klan







Të ngjashme