Do prodhojmë 1 miliardë doza në vit

Vaksina e firmës kineze Sinovak e ka marrë miratimin për përdorim të gjerë publik nga enti rregullator për produktet mjekësore në Kinë. Sinovak është e dyta vaksinë që miratohet për imunizimin e gjerë të popullatës, pas asaj të firmës tjetër Sinofarm.

Deri më tani me të dyja dozat e vaksinave janë imunizuar mbi 80 milionë njerëz në Kinë, teksa autoritetet shëndetësore janë furnizuar me mbi 100 milionë doza.

Të dyja firmat kanë shpërndarë në Kinë dhe gjithë botën të paktën 260 milionë doza. Për ritmet më të shpejta të prodhimit shquhet kompania Sinovac, pasi në vetëm pak javë ka prodhuar mbi 160 milionë doza, të shpërndara edhe në Shqipëri përmes Turqisë.

Këtë javë, autoritetet kineze nisën injeksionet edhe për moshat mbi 60 vjeç, pasi provat e dy fazave të para klinike treguan se të dyja vaksinat mund të krijojnë mbrojtje në nivele të kënaqshme ndaj koronavirusit.

Këto vaksina po testohen edhe për moshat nga 3 deri 17 vjeç. Sinovak përdoret në Turqi me një shkallë efikasiteti që ka arritur në mbi 91%, por edhe në Brazil me 84%.

Vaksinat shmangin plotësisht rastet e rënda dhe nevojën për shtrimin në spital, ndaj dhe këtë muaj pritet të marrin edhe rekomandimin e OBSH-së. Sinovak ka shpalosur së fundi edhe planet për zgjerimin e kapaciteteve me synim, prodhimin e 1 miliardë dozave në vit.

Tv Klan