Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatat e Sipërmarrjes Private i bëjnë apel partive në vend për zgjidhjen e krizës politike. Sipas tyre, kjo situatë po ndikon drejtpërsëdrejti tek ulja e konsumit dhe rritja e informalitetit në ekonomi.

Përveç sipërmarrjes private, kjo situatë po ndikon edhe tek investitorët e huaj në vendin tonë.

Shoqatat e Biznesit dhe investitorëve thonë se kjo faturë politike po paguhet nga konsumatorët, taksapaguesit dhe gjithë ekonomia shqiptare.

Tv Klan