Arsenali kimik sirian drejt shkatërrimit në Mesdhe



Arsenali kimik sirian drejt shkatërrimit në Mesdhe

12:15 03/01/2014 MILITARY-articleLargeFlotilja norvegjezo-daneze që ndodhet në portin e Limasolit, në Qipro, do të tentojë sot për herë të dytë të mbërrijë në ujrat teritorialë sirianë, për të tërhequr sasinë e parë, më të rrezikshmen, e arsenalit kimik të këtij vendi. Më 31 dhjetor nuk u realizua ky operacion për shkak të kohës së keqe, luftimeve të ashpra dhe mbylljes së rrugëve.

Sipas planit, një karvan me mjete të blinduara ruse do të transportojë materialin e rrezikshëm, përfshi edhe rreth 20 ton gaz mustradë nga Damasku për në portin e Latakias. Këtu, arsenali do të imbarkohet në flotilje norvegjezo-daneze, të cilat do ta dërgojnë ngarkesën në Siçili. Në ishullin italian, ndërkaq ka mbërritur anija amerikane Cap Ray, ku edhe do të kryhet shkatërrimi i materialit kimik në ujrat ndërkombëtare.






Të ngjashme