Siria dënoi sulmet ushtarake të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në veri të vendit, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit. Damasku i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë masa të menjwhershme. E diela ishte dita e dytë e bombardimeve me artileri e ushtrisë turke kundër forcave kurde, që po avancojnë në pronvincën e Alepit.

Ankaraja e konsideron milicinë kurde si një degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që prej dekadësh kërkon autonominë nga Turqia, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjerë e mbështesin milicinë në luftën e saj kundër Shtetit Islamik.

TV Klan