Sirianët dynden drejt Turqisë

Sirianët dynden drejt Turqisë

16:27 12/09/2019

Erdogan kërkon ndihmë nga Merkel

Këto pamje janë filmuar pak ditë më parë në një nga pikat kufitare mes Sirisë dhe Turqisë. Këtu shfaqen mijëra emigrantë sirianë të revoltuar që forcat kufitare turke nuk i lejojnë të hyjnë në territorin e vendit të tyre.

Këtë herë shkak janë operacionet e ushtrisë siriane, të mbështetura nga trupat ruse dhe milicët shiitë iranianë, që duan të marrin nën kontroll qytetin verior të Idlibit.

Gjatë luftimeve me rebelët, ata nuk bëjnë diferencime dhe godasin edhe civilët. Qindra shtëpi e spitale janë shkatërruar ditët e fundit nga ushtria siriane, duke detyruar banorët të marrin arratinë drejt Turqisë e ishujve grekë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili i shprehu shqetësimin për pamundësinë për ta përballuar i vetëm këtë situatë.

Pak ditë më parë Erdogan kërkoi mbështetje ndërkombëtare për krijimin nga ushtria turke të një brezi sigurie në veri të Sirisë përgjatë kufirit me Turqinë. Në të kundërt, paralajmëroi se do të lejojë kalimin e tyre drejtë Europës.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori