Imazhet e qytetit të Romeos dhe Zhuljetës kanë mbërritur me një emocion të veçantë në telajon e pikturës. 22 punimet të piktorit Sirio Muhedini kanë sjellë dhe njëherë në sytë e artdashësve të pikturës, pamje dhe imazhe nga qyteti i “dashnorëve të vjetër”.Një vit më parë piktori pat paraqitur në Veronë telajot nga kryeqyteti shqiptar.

Emocionet e një prej qyteteve më të vjetra italiane janë rikthyer këtë vit në Tiranë. Lagje dhe ndërtesa të veçanta gjatë disa ditëve qëndrimi në Veronë. Këto janë imazhet që iu ka servirur vizitorëve piktori kryqytetas. Sirio Muhedini ka marrë pjesë në 11 ekspozita të përbashkëta dhe ka çelur 8 ekspozita vetjake gjatë karrierës së tij. Ai ka parashikuar pranverën e ardhshme pr t’u kthyer me një tjetër ekspozitë pikture në qytetin e dashurisë së madhe të Shekspirit, në Veronë./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe