I bleu Shqipëria. Mediat greke: Mund të kontrollohen nga Erdogani

Bashkëpunimi për mbrojtjen Shqipëri-Turqi është forcuar dhe kjo kuptohet nga fakti se Tirana a ka blerë sisteme dronësh nga një kompani turke e mbrojtjes shkruan shtypi grek. Ende pa u shuar debati i ndezur për marrëveshjen Shqipëri-Greqi për çështjen e kufirit detar thuhet se sistemi qe kanë blerë shqiptarët përfshin një sistem paralajmërimi të hershëm të mjetit ajror pa pilot (UAV) ne rreze deri ne 2 km.

Kjo kompani turke e kontraktuar nga qeveria shqiptare prodhon sisteme anti-dron në përputhje me kërkesat e Forcave të Armatosura Turke. Arsyetimi zyrtar është se këto mjete do të përdoren kundër avionëve pa pilot që transportojnë drogë, bomba ose lloje të tjera të objekteve të paligjshme.

Pyetja që ngrihet në këto shkrime është se kush i ndalon ata t’i përdorin ato kundër dronëve grekë për shembull? Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen me Turqinë, dhe shpesh konsulentë turq marrin pjesë për trajnimin e forcave të armatosura shqiptare.

Ankaraja gjithashtu po përgatitet të zgjerojë bazën e Pashalimanit në Vlorë, ku ankorohen anijet luftarake detare turke, dhe ka shumë të ngjarë që mini-aeroplanmbajtësi turk “Anadolu” të vendoset atje periodikisht, me përfundimin e saj për disa muaj. Theksohet gjithashtu se një numër i konsiderueshëm i pajisjeve ushtarake për Forcat e Armatosura Shqiptare është dërguar ne vite nga Turqia.

Komandot shqiptarë dhe Forca Speciale Ushtarake e Policisë në Zall Herr tashmë kanë zëvendësuar modelet e armëve ruse me armë automatike turke, si M20, MP5, M4A1, MPT-76, etj. Ndërtesat e sapo-ndërtuara me standarde të NATO-s në Bazën Ajrore Kuçovë mbajnë ngjyrën karakteristike të ullirit të instalimeve ushtarake turke.

Objektet e financuara nga Turqia e fabrikës së municionit në Poliçan dhe bazës detare Bisht Palla në Durrës, të cilat sigurojnë qasje të papenguar në të gjitha anijet e Marinës Turke si pjesë e bashkëpunimit ushtarak dypalësh, janë përmirësuar gjithashtu. Vizitat e shpeshta të nëndetëseve turke në bazën detare të Durrësit janë një ngjarje e jashtëzakonshme. Për Turqinë, Shqipëria ka një pozitë strategjike  në Ballkan për planet e saj neo-Osmane, të cilat tani po shpalosen në Nago-Karabak dhe Mesdheun Lindor”.

Klan Plus