Audiot e gjyqtarëve, goli i Modriç u shënua në pozicion të dyshimtë

Vendimet e sistemit VAR kanë ndezur edhe njëherë debatin në La Ligën spanjolle. Shkak janë bërë episodet në kryesfidën e kësaj jave, mes Real Madrid dhe Sevija në “Santiago Bernabeu”. Skuadrës Los Blancos’ iu anulua një gol nga Lukas Vazquez pas një faulle të shkaktuar nga mbrojtësi Naço, gjë që zemëroi trajnerin Carlo Ancelotti.

Në audion e zbuluar mes gjyqtarit kryesor edhe atyre të sistemit VAR analizohet me hollësi, aty ku episodi është komentuar me fjalët që Naço ka ndikuar në aksion, por mund të ketë shkaktuar edhe një faull pas kontaktit me kundërshtarin.

Moment që për Ancelottin edhe mund të anashkalohej, pasi Naço preku edhe topin dhe goli duhej të konsiderohej i rregullt. Edhe goli i fitores me protagonist, Luka Modriç ka zemëruar tifozët e Sevijës. Pavarësisht pozicionit jashtë loje të mbrojtësit Rudiger në një moment të aksionit, goli i kroatit u konsiderua i rregullt.

Veprim që gjyqtarët e VAR e konsideruan si të dyshimtë, por kryesori nuk e rishikoi pavarësisht protestave të futbollistëve të Sevijës. Me këtë fitore, Real Madrid distancohet në vendin e parë nga ndjekësit për të hedhur një hap të madh përpara drejt titullit kampion.

Klan News