Qelizat “T” janë të përshtatura për mbrojten e menjëherëshme nga çdo kërcënim

Sistemi imunitar i bebeve nuk është njësoj me atë të të rriturve, por funksionon ndryshe. Nuk është një kopje e papjekur i sistemit të adultëve, por ndjek rregulla të tjera, të cilat në disa raste e bëjnë edhe me efikas në luftën ndaj patogjenëve. Një gjë e tillë u has edhe gjatë pandemisë Covid-19, ku fëmijët ishin në mënyre befasuese edhe për shkencën, ata që u prekën më pak nga virusi.

Nga këtu kanë nisur kërkimet për të kuptuar më qartë arsyet. Sipas shkencës linfocitet T të adultëve funksionojnë më mire në krahasim me ato të porsalindurve në njohjen e patogjenëve, në formimin e një memorje imunologjike dhe në kundërpërgjigjen ndaj përsëritjes së infeksioneve.

Ndërsa tek bebet, qelizat T janë të përfshira në një tjetër detyre, që përqëndrohet tek mbrojtja e menjëhershme dhe jo specifike ndaj mikroorganizmave që trupi nuk njeh, duke u aktivizuar në mënyre direkte nga proteina të lidhura me imunitetin e lindur.

Kështu ato përgjigjen rrufeshëm ndaj çdo lloj kërcënimi, dhe kjo është një aftësi shumë e rëndësishme dhe e nevojshme në këtë fazë të parë të jetës, gjë që nuk verifikohet tek qelizat e të njëjtit lloj adulte. 

Klan News