Ministria e Arsimit: Nxënësit e klasave 1-12 në shkollë vetëm nga e hëna në të premte

Ishte parashikuar që në 4 të shtunat e ardhshme të zëvendësoheshin orët e humbura të mësimit gjatë Janarit në shkollat e sistemit parauniversitar, por Ministria e Arsimit e ka anuluar.

Sipas Ministrisë së Arsimit, disa shkolla i kanë zëvendësuar orët e prapambetura të mësimit për shkak të situatës së pandemisë, ndaj nuk është i nevojshëm procesi mësimor të shtunave.

Ndër të tjera bëhet e ditur se programi mësimor do të realizohet 100% dhe viti shkollor për sistemin parauniversitar do të mbyllet brenda afateve të përcaktuara.

Klan News