Me avion mbërriti mëngjesin e kësaj të premteje në Ankara, ngarkesa e parë me pjesët përbërëse të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Përdorimi i këtij sistemi nga pala turke ka vënë në alarm aleatët e NATO-s.

Ministri i jashtëm turk garantoi aleatët gjatë një konference për shtyp se sistemi do të veprojë në mënyrë të pavarur nga Moska dhe do të komandohet vetëm nga Turqia.

“Sistemi S-400 do të veprojë me një radar të pavarur dhe nuk do të ketë lidhje me sistemet e tjera. Në këtë mënyrë, nuk do të bjerë ndesh me sistemin e mbrojtjes ajrore të NATO-s”.

Shtetet e Bashkaura janë kundërshtarët më të mëdhenj të blerjes nga Turqia të këtij sistemi. Sipas Ëashingtonit, ky sistem mund të verë në rrezik sigurinë e aleatëve dhe shkel protokollet e NATO-s. Aleatët druhen se gjatë operacioneve ushtarake në zonat që mbulon pasi ushtria ruse mund të marrë papritur komandën e tij në çdo moment.

Presidenti amerikan Donald Trump anuloi shitjen e 100 avionëve luftarakë F-35 për Turqinë, si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të Ankarasë për të anuluar kontratën me Moskën.

Kontrata e nënshkruar në Shtator 2017 mes Erdogan dhe Putin arrin vlerën e 2.5 miliardë Dollarëve.

Tv Klan