Përhapja e variantit anglez ka detyruar autoritetet që të shtyjnë periudhën e izolimit, Atika më e goditura nga pandemia

Sistemi shëndetësor në Greqi po i afrohet kolapsit. Mbi 2000 mijë raste të reja u rregjistruan në 24 orët e fundit. Rajoni i Atikës është më i godituri dhe ekspertët kanë bërë të ditur se vdekjet mund të rriten me 100 në ditë për shkak të përhapjes së variantit anglez.

Shumë njerëz janë shprehur se masat janë të padrejta dhe të paarsyeshme pasi janë dëmtuar shumë nga ana ekonomike. Sipas opozitës greke politikat e reja të qeverisë sjellin mbylljen e mbi 50000 bizneseve të vogla e të mesme, ndërkohë që dëmi në ekonomi nga pandemia kalon shifrën prej 41 mld euro vetëm për vitin e kaluar.

Shumë qytete të vendit si Selaniku e Kozani, kanë hyrë në muajin e pestë të izolimit të përgjitshëm si dhe Athina për disa javë, ndërsa ndalohen lëvizjet nga një periferi në tjetrën. Por megjithatë numri rasteve sa vjen e rritet.

Po ashtu numri i vdekjeve mbetet i lartë sikurse edhe ai i të intubuarve. Vassilis Kikilias, ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se mbushja e plotë e reparteve intensive sistemi shëndetësor është shtrirë përtej kufijve të tij për sa i përket infrastrukturës dhe stafit.

Kryeministri Mitsotakis që ka njoftuar se Greqia ka tejkaluar shifrën prej 1 milion personash të vaksinuar prej të cilëve 350.000 kanë marrë edhe dozën e dytë dhe ka bërë thirrje për respektim të rregullave.

Covid-19 e ka çuar totalin e të infektuarve në Greqi në 199 mijë nga ku 6632 kanë humbur jetën që kur u përhap virusi në vend.

Klan News