40 pacientë të rinj në tërë vendin

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut presin që numri i pacientëve që duhet të shtrohen nëpër spitale të jetë më i lartë se i të shëruarve.

Tashmë ka filluar rekrutimi i personelit mjekësor kurse ndihmë kërkohet edhe nga spitalet private, për t`u përballur me numrin në rritje të të prekurve nga COVID-19.

Inspektorati Shëndetësor në Shkup ka njoftuar për dhjetëra burime infeksioni.

“Në tërë vendin kemi më shumë se 40 pacientë të mëdhenj, ndërsa vetëm në Shkup janë 20. Këto janë pacientë në Ohër, pacientë në Resnjë, dasmë në Shkup, darkat e iftareve dhe varrime masive. Nuk mund të besoj se policia nuk i ka vërejtur këto ngjarje”.

Numri në rritje i pacientëve të shtruar nëpër spitale ka goditur edhe personelin shëndetësor, të cilët tashmë katër muaj punojnë pa ndërprerje.

Autoritetet thonë se për shkak të përkeqësimit të situates. sistemi shëndetësor tashmë është në krizë.

Klan Macedonia