Sistemi tatimor do të ndryshojë çdo 3 vjet

Sistemi tatimor do të ndryshojë çdo 3 vjet

15:40 17/04/2019

Qeveria do të ngrijë ndryshimet në ligjet fiskale për një periudhë 3-vjeçare në mënyrë që të krijojë stabiltetet të nismave që janë marrë. Ministrja e Financave Anila Denaj tha se gjatë takimeve në Washington vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore ka kërkuar një qëndrueshmëri të sistemit tatimor, i cili do të përmirësonte ndjeshëm edhe klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

“Çdo vijueshmëri do të jetë për projekt afatmesëm, 3-vjeçar deri në 5-vjeçar, pasi kjo krijon një qëndrueshmëri më të lartë”.

Por duke qenë se nisma ligjore ku nuk lejohet më dhënia e ofertave të pakërkuara e veprave në infrastrukturë, e miratuar në komisionet parlamentare, nuk është hedhur ende në seancë plenare për votim, Denaj tha: “

Ne do ta kemi në fokus nga Korriku i këtij viti, me aprovimin e ligjit të ri që do të jetë në Parlament shpresoj shumë shpejt, ku roli i ri i MFE për monitorimin e PPP-ve, do të jetë një rol më i shtuar dhe do të kërkojë të mitigojë risqet që mund të lidhen me efektet buxhetore”.

Ligji për heqjen e bonusit për ofertat e pakërkuara në infrastrukturë si dhe dhënien e tenderit kompanisë që bën ofertën më të ulët ekonomike dhe jo asaj që ka bërë studimin është miratuar në komisione një muaj përpara, ndërsa në dy seanca plenare është hequr nga miratimi edhe pse nisma është futur për diskutim në rendin e ditës.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT