Mirëpritet nga publiku dhe kritika

Sistine Rose Stallone, e bija e Sylvester Stalones-s duket se po ecën mirë në rrugën e të atit. “47 Meters Down: Uncaged”, filmi ku ajo është një nga protagonistet është mirëpritur nga publiku dhe interpretimi i saj është vlerësuar nga kritika.

Në këtë sukses kontribut ka edhe i ati.

Sistine Rose Stallone nuk kishte nevojë për frymëzim apo frikë për të aktruar mes peshkaqenëve në filmin “47 Meters Down: Uncaged”.

Babai i saj, Sylvester Stallone, hoqi atë frikë kur e shtyu në ujëra të mbushura me peshkaqenë gjatë një turneu me anije në Bora Bora.

“Unë pashë peshkaqenë përreth meje. Isha në panik. Noti me peshkaqenë të shkëmbinjve me madhësi mesatare është një veprimtari e zakonshme atje”.

Përvoja i ka shërbyer Sistine që luan Nicole, një nga katër miqtë e rinj të ndjekur nga peshkaqenë të mëdhenj vrasës në filmin që po shfaqet në kinematë amerikane.

Sylvester ishte në premierën e filmit për të parë vajzën e tij për herë të parë në ekran.

Ai e quajtur filmin “fantastik” dhe “jashtëzakonisht emocionues” .

Tv Klan