Në një lidhje në Skype nga SHBA për programin “Historia ime”, në TV Klan ishte mjeku Mario Ademaj. Në lidhje me situatën aty, ai u shpreh se është shumë delikate dhe numri i të infektuarve po vazhdon trendin që kishte Italia para 2-3 javësh.

Në klinikën ku ai punon, testet po kryhen vetëm për individët që janë tepër të sëmurë dhe kjo tregon se mund të ketë edhe më shumë të infektuar në radhët e popullsisë.

Mario Ademaj: Situata është në fakt shumë delikate për momentin sepse numri i të infektuarve po vazhdon trendin që ishte Italia para 2-3 javësh. Kemi pika të ndryshme rreth Amerikës që janë bërë zona epidemike, në New York dhe Kalifornia dhe po mundohemi të marrim çdo aksion që të përgatitemi sa të mundemi sepse në filim si shumë vende nuk e kemi marrë shumë seriozisht si qeveri dhe popullsi. Por po na tregon sa i rrezikshëm është dhe sa e rëndësishme është të përgatitemi për çdo aspekt.

Mirela Milori: Ju punoni në një klinikë që është dedikuar të bëjë teste për rajonin. Si po operoni me testet, po bëni masivisht teste apo vetëm për njerëzit që kanë simptoma dhe drejtohen për tek ju?

Mario Ademaj: Ne fakt ky është një aspekt i virusit që më bën shumë merak sepse kemi aq pak teste që po i rezervojmë vetëm për ata që janë tepër të sëmurë, me simptoma të forta ose ata që kanë risqe, si shumë të moshuar që kanë probleme kronike dhe që i vënë në rrezik për komplikacione. Realiteti është që ne mendojmë, që po bëjmë teste vetëm në 10% të individëve që mendojmë se kanë virusin. Kjo tregon që mund të ketë shifra aktuale të të infektuarve ndoshta edhe 10 herë më e lartë sesa kemi konfirmuar deri tani./tvklan.al