Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Situata e rrugëve të bllokuara nga dëbora në zonën verilindore të vendit është drejt përmirësimit. Sipas informacioneve nga qendra operacionale e menaxhimit të emergjencës në Ministrinë e Mbrojtjes, vetë Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, i shoqëruar nga Ministri i Shtetit Ndre Legisi është nisur sot në drejtim të qytetit të Kukësit për të inspektuar rrugët që zhbllokohen nga forcat e brigadës së xhenios, si edhe të takohet me autoritetet lokale, që merren me shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Në veri të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuar rrugët, Qafa e Malit-Fierzë, Krumë-Tropojë, Kukës-Peshkopi. Në zonën e Pukës dhe të Kukësit veprojnë forca dhe mjetet e brigadës së xhenios. Aktualisht në segmentin rrugor, Fushë Arrëz-Qafa e Malit dhe Fushë Arrëz-Pukë. Po punohet nga forcat e bazës civile për përmirësimin e gjendjes së rrugëve, kryesisht në segmentin Klos-Qafa e Buallit-Bulqizë.

Autokolona e ngarkuar me ndihma për në Tropojë, qëndron ende në Koman, në pritje të tragetit, i cili është i bllokuar nga mungesa e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Operacioni i dërgimit të ndihmave me rrugë ajrore vazhdon./tvklan.al