Situata e COVID-19, Vettingu do të bëhet online

Foto ilustruese


Situata e COVID-19, Vettingu do të bëhet online

09:49 30/10/2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se duke filluar nga sot të gjitha seanca dëgjimore me subjektet e rivlerësimit do të bëhen online. Në një njoftim për mediat KPK bën me dije se ky vendim është marrë për shkak të situatës së COVID-19.

Zhvillimi i seancave online do të bëhet deri në datën 6 nëntor 2020, si një masë parandaluese për përhapjen e virusit.

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve”, bën me dije KPK.

Ndërkohë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të pranohen përmes postës zyrtare elektronike dhe jo fizikisht në zyrat e këtij institucioni./tvklan.al





Të ngjashme