Qeveria Spanjolle ka vendosur sot që Madridi të jetë në një gjendje të jashtëzakonshme 15 ditore, si një masë për të ulur numrat e të infektuarve me COVID-19.

BBC shkruan se Madridi dhe qytetet përreth do të jenë të kufizuara dhe në terren do jenë më shumë se 7,000 policë.

Lidhur me këtë çështje ministri i Shëndetësisë, Enrique Ruiz Escudero këmbënguli se masat tashmë të vlefshme po funksiononin dhe se urdhri i qeverisë kombëtare ishte një masë e rëndësishme.

Të premten e kaluar, të gjitha lëvizjet jo tëdomosdoshme brenda dhe jashtë Madridit dhe nëntë qyteteve të tjera u ndaluan, megjithë kundërshtimin e autoriteteve lokale.

Ndërkohë mësohet se bllokimi i Madridit dhe qyteteve rreth tij u ndalua nga gjykata, por Kryeministri Pedro Sánchez përdori kompetencat kushtetuese që imponoi bllokimin dhe në Mars.

Kryeqyteti i Spanjës është një nga nga vatrat më të mëdha të COVID-19 dhe është bërë pjesë e debateve politike për masat që janë marrë./tvklan.al