Situata e Covid, Meta thirrje qeverisë: Është rritur numri i pacientëve, duhet plan i qartë



Situata e Covid, Meta thirrje qeverisë: Është rritur numri i pacientëve, duhet plan i qartë

10:00 26/01/2021

Teksa ka publikuar disa të dhëna që tregojnë se është rritur përhapja e Covid dhe vdekshmëria në dy javët e fundit, Presidenti Ilir Meta bën thirrje që të merren masat. Meta shkruan se “numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4% më shumë se një javë më parë”.

Foto e publikuar nga Presidenti Ilir Meta

Ai shton se ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të Dhjetorit dhe shprehet se për menaxhimin e situatës nevojitet një plan i qartë.

Kreu i shtetit deklaron se plani për menaxhimin e situatës duhet të ishte prej kohësh “për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës”.

Më tej ai akuzon dhe qeverinë se ka bërë propagandë me situatën e koronavirusit dhe bën thirrje që shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut./tvklan.al










Të ngjashme