Situata e infektimeve, Gjirokastra njëlloj si Tirana



Situata e infektimeve, Gjirokastra njëlloj si Tirana

15:34 24/01/2021

Epidemiologët: Të larta shifrat edhe në Lezhë e Berat

Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, por në raport me popullsinë, të prekurit e Gjirokastrës janë njëlloj sa në kryeqytet. Në Tiranë janë afro 16 mijë të prekur me Covid-19 me një popullsi mbi 1 milion  banorë, ndërsa në Gjirokastër numërohen  mbi 5 mijë të prekur në një popullsi prej 150 mijë banorë.

“Gjate 2 javëshit të fundit Tirana ka numrin më të lartë të të testuarve për shkak të numrit të lartë të popullatës, por në lidhje me incidencën dy javore Tirana kryeson si qark dhe pothuajse incidencë të njëjtë ka edhe qarku i Gjirokastrës. Incidencë për qarkun e Tiranës është 3500 raste për 100 mijë banorë, ndërsa për Gjirokastrën është 3487 për 100 mijë banorë. Te ndjekura nga qarku i Lezhës dhe Beratit”.

E teksa në vend po regjistrohen shifra të larta të të infektuarve, epidemiologët thonë se kriteri kryesor për gjykimin e pandemisë janë shtrimet në spital. Në Shqipëri prej afro një muaji numri i personave  që kanë nevojë për hospitalizim ka pësuar ulje.

“Kriteri kryesor për gjykimin e kurbës së pandemisë është nr i rasteve të shtruar në spital, ky është kriteri i gjykimit të pandemisë, sepse rastet mund të jenë edhe rate të lehta mesatare . Shtrimi ne spital ka pësuar një rënie, kemi edhe një lehtësim në spitalet COVID”.

Megjithatë ekspertët rekomandojnë respektimin e masave, mbajtjen e maskës dhe distancës për të shmangur përhapjen e Covid në vend. Në Shqipëri regjistrohen 27 mijë raste pozitiv aktivë me Covid.

Tv Klan






Të ngjashme