Manastirliu: Një pjesë ishin pjesë e misionit në Itali

50 infermierë që shërbyen në spitalet e Italisë për pacientët me covid, i janë shtuar Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në fokus mbetet forcimi i kapaciteteve spitalore për përballimin e periudhës vjeshtë-dimër.

“Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2”.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” përveç rasteve pozitiv me covid po trajtohen edhe ta të dyshuar me koronavirus për të cilët tamponi ka rezultuar negativ.

Tv Klan