Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të flakëve në Kalimash. Peleshi në një postim në mediat sociale shprehet se në Kalimash është një situatë e vështirë, pasi si pasojë e erës flakët janë përhapur në një sipërfaqe të madhe.

Ministri njofton se drejt kësaj vatre janë nisur zjarrfikëset e Kukësit, Shkodrës, Hasit dhe ato të ardhura nga Kosova dhe po punojnë të vënë flakët nën kontroll.  

Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe.

Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, është ky reagimi i Peleshit.

Prej disa orësh Kalimashi është nën pushtetin e flakëve dhe duket se situata ka dalë jashtë kontrollit./tvklan.al