Qetësia dhe mospasja e kontakteve ka karakterizuar Ambasadën Jugosllave në Tiranë dhe titullarët e saj. Në këtë periudhë akuzash të ndërsjellta mes qeverisë shqiptare dhe asaj jugosllave njerëz të cilët vetëm dëgjojnë pa mundur të bëjnë asgjë, janë përfaqësuesit e shtetit jugosllav në Tiranë.

Polici i shërbimit thotë se thuajse asnjë nga titullarët e ambasadës gjatë ditëve të fundit nuk kanë dalë jashtë hekurave rrethues. Të befasuar dhe ata vetë nga deklarata e ministrit të tyre të Jashtëm Jovanoviç, se do të sulmohet Shqipëria, vartësit e kësaj ambasade nuk kanë dalë në ndonjë njoftim që të bëjë të njohur dhe pozicionimin e tyre.

Të mbyllur brenda mureve të ndërtesës së vjetër jugosllave, diplomatët nxjerrin vetlm buletinin e përditshëm informativ i cili pothuaj përgënjeshtron lajmet e mediave duke dhënë vetëm versionin e tyre. Sipas policëve, lëvizjet e diplomatëve janë rralluar, madje dhe shpenzimet i bëjnë shoferët e tyre.

Mesa duket njerëzit të cilët jetojnë në vendin e quajtuar nga ministri i tyre si “armik”, në periudhën e ftohtë që po kalojnë dy vendet tona kanë zgjedhur t’a kalojnë brenda mureve të nxehta të ambasadës së tyre./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj