4 500 të infektuar vetëm në 24 orë

Shifra ditore e të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë ka arritur rekord. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 514 pacientë, duke e çuar në afro 2700 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Numri i të infektuarve, po ashtu pësoi një rritje të jashtëzakonshme brenda një dite duke shkuar në afro 6600. Në total, Spanja numëron gati 40 mijë të prekur me koronavirus, 10 mijë më pak se Italia. Rajoni më i prekur është Madridi, ku spitalet po punojnë jashtë kapaciteteve.

Spanja është e dyta pas Italisë për nga numri i viktimave. Autoritetet italiane njoftuan një ditë më parë tkurrjen e ritmeve të përhapjes së koronavirusit. Aktualisht numërohen 6077 të vdekur dhe mbi 50 mijë të infektuar. Në gjithë botën, koronavirusi numëron mbi 17 mijë viktima.  

Tv Klan