Autoriteti Rrugor Shqiptar edhe këtë të hënë ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit, si pasojë e motit.

Rajoni Verior: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir ose pjesërisht me zinxhir janë: 

Domaj- Drajë Rec, 

Qafë Mali- Fierzë, 

Ura e Cerenecit-Steblevë, 

Kuben-Vasije, 

Peshkopi-Qafë Drajë, 

Peshkopi-UShtelencë, 

Qafë Bualli-Krastë, 

Trebisht-Doganë. 

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë: 

Aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik -Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave. 

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave. 

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. 

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir. 

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij. 

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për shkak të temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë: 

Në Qarkun Korçë qarkullimi është normal pa zinxhir. 

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme. 

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir. 

Të gjithë kontraktoret janë në gatishmëri, pasi pritet që pasdite të ketë reshje bore.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

/tvklan.al