Vatra aktive në Mirditë, Lezhë dhe Dibër

Vijon puna për vënien nën kontroll të zjarreve në veri të vendit. Situata ne Malin e Tërbunit në Pukë, vazhdon të jetë problematik. 50 efektivë të Forcave te armatosura, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor  dhe 20 vullnetarë po punojnë  për mbajtjen në kontroll te situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit te Pukës.

vatra e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit është vënë nën kontroll, ndërsa paraqitet problematike situata ne fshatin Dardhë për shkak të bimësisë së dendur.

Në fshatin Thirrë aktualisht situata është më e qetë dhe punohet për vënien nën kontroll të vatrave, ndërkohë vijon sërish operacioni nga toka dhe ajri. Në qarkun e Lezhës ditën e djeshme është arritur 60% e izolimit te vatrave ndërsa në bashkinë e Mirditës, vatra e zjarrit është me intensitet të ulët.

Në “Majën e Rrunës“ situata e vatrave të zjarrit vazhdon të jetë problematike. Terreni i vështirë nuk e ka ndaluar punën e efektivëve  të cilët vijojnë edhe sot të punojnë nga toka për vënien nën kontroll të disa prej vatrave.

Zjarri në fshatin Kacni të Dibrës, vazhdon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore në terren të vështirë. Vatër zjarri është aktivizuar në vendin e quajtur kodrat e Divjakës pranë parkut Kombëtar Divjakë.

Tv Klan