Po punohet me helikopterë nga ajri për të bërë fikjen totale të vatrave

Në ditën e 11-të në luftë me flakët, Turqia po ndihmohet edhe nga moti. Ajo që kërkohej, ndodhi. Në Antalia, një nga zonat më të goditura nga zjarret pati reshje shiu duke ndihmuar në fikjen e vatrave.

Situata në Antalja është vënë nën kontroll. Vatrat nuk janë më rrezik. Megjithatë vijon puna nga ajri dhe toka për shuarjen totale të tyre.

Këto janë pamjet me dron të asaj se cfarë ka lënë pas zjarri në qytezën Marmaris. Dëmet janë të konsiderueshme.

Vatra aktive ka edhe në qytete të tjera të vendit. Një e tillë u regjistrua në Aydin ku situata mbetet problematike. Vec forcave zjarrfikëse, po vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve nga ajri. Në ndihmë kanë ardhur edhe helikopter nga Ukraina.

Në vend, ende pa u shuar zjarri po ndërmerren iniciativa për të zëvendësuar pemët e djegura.

Klan News