Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka cilësuar zjarret e rëna gjatë kësaj periudhe të qëllimshme dhe akte të pastra kriminale e vandalizmi. Ajo la të nënkuptohet se pas tyre fshihet politika. Ministrja, tha se ato janë të ngjashme me shpërthimin me tritol të shtyllës së tensionit të lartë në Fushë-Krujë, ku kreu i grupit parlamentar Balla dhe ministrja Spiropali fajësuan opozitën.

“Janë akte që për nga logjika e natyra u ngjajnë si dy pika uji atyre sulmeve me kallëpe tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, që ndoshta si për rastësi kanë ndodhur po gjatë të njëjtës periudhë. Dhe nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë forcë politike, pavarësisht problemeve që ajo ka, që të mbështesë duke justifikuar, apo të nxisë përmes gjuhës së konfliktit e dhunës akte, që e theksoj, nuk dëmtojnë qeverinë, por rrezikojnë të kthehen në një kërcënim real për pronën dhe jetën e qytetarëve”.

Në të gjithë vendin ka pasur 243 vatra, mesatarisht 8 në ditë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nuk ka pasur asnjë zjarr. Janë djegur deri tani mbi 245 hektarë pyje e kullota, dhe sipas ministres, dëmi është shumë i madh.

Tv Klan