“Situata është problematike, po shtohen rastet me Covid të mësuesve dhe nxënësve”


“Situata është problematike, po shtohen rastet me Covid të mësuesve dhe nxënësve”

19:17 23/09/2020

Pjesë e emisionit Rudina në Tv Klan është bërë edhe Zv/ President i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Isa Halilaj përmes një lidhje me Skype i cili ka folur rreth problematikave që janë hasur në javën e parë të rifillimit të shkollave. Ai është shprehur se është një mungesë e theksuar e situatës dhe duhen marrë masa më të rrepta sa nuk është vonë.

Rudina Magjistari: Cili është mendimi juaj për këtë javë të parë të shkollës?

Isa Halilaj: Fillimi i shkollës ndodhi me një plan të padetajuar mirë dhe situata është shumë problematike. Kemi goxha shkolla që kanë mësues me Covid. Në shkollën e mesme të Bashkuar në Vaun e Dejës është drejtoresha dhe dy mësues. Tamponimi nuk i është bërë të gjithë mësuesve por vetëm gjysmës së kolektivit. Në Elbasan, Kristoforidhin është e infektuar nën drejtoresha dhe një sanitare. Kolektivit dhe asnjë nxënësi nuk i është bërë tamponimi. Kemi një mungesë të theksuar të situatës dhe ne mendojmë që nuk është vonë që Qeveria dhe Ministria e Arsimit të marrin masat e riparimit të situatës.

Në Korçë nuk ka termometra dhe maska nëpër shkolla. Në Vau-Dejes nxënësit pastrojnë klasat vetë, nuk bëhet dezinfektimi i klasave. Mjafton të shikoni rreth shkollave të Tiranës turma të mëdha të njerëzve, prindërve, nxënësve./tvklan.al



Të ngjashme